UBT News

Drita shpallet kampione e Kosovës në volejboll

Klubi i volejbollit, Drita është shpallur kampione e Kosovës, pasiqë e mposhti në finale diten e djeshme në mënyrë dramatike klubin e Fer Volley, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku të pranishëm ishin më shumë se një mijë e 500 tifozë.

Përballja e sotme ishte e katërta e play-offit, ku volejbollistet nga Gjilani arritën të triumfojnë pas tre fitoreve dhe një humbjeje.

“Intelektualet” mposhtën me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në sete, ku më pas filloi festa e trajnerit Lorik Ilazi dhe e volejbollisteve të tij.

Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës disa javë më parë.

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, ia dorëzoi trofeun prestigjioz kapitenes së Dritës, Adelajda Prenga, para ngritjes tradicionale, për ngazëllimin e tifozëve gjilanas që kishin udhëtuar për të parë nga afër ekipin e zemrës.

Exit mobile version