UBT News

Drita shkruan histori: Në grupet e Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës, Drita, ka siguruar një arritje historike duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës së UEFA-s. Klubi nga Gjilani mposhti Differdange edhe në ndeshjen e kthimit të fazës play-off, me rezultat 1-0 në Luksemburg, pas fitores 2-1 në sfidën e parë në Prishtinë.

Goli i vetëm i takimit u realizua nga Besnik Krasniqi nga pika e bardhë, duke vulosur kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Kjo është një nga arritjet më të mëdha të një klubi kosovar në arenën ndërkombëtare dhe sjell përfitime të mëdha jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar.

Vetëm pjesëmarrja në fazën e grupeve garanton për Dritën një shpërblim prej 3.170.000 eurosh nga UEFA. Për më tepër, çdo fitore në grup sjell 400.000 euro shtesë, ndërsa çdo barazim 133.000 euro.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani jo vetëm që përfaqëson denjësisht Gjilanin dhe Kosovën, por bëhet edhe një ambasadore e rëndësishme e futbollit kosovar në garat evropiane.

Exit mobile version