UBT News

Drita rikthehet në Superligë

Skuadra e Drita ka siguruar rikthimin në Superligën e basketbollit, pasi të hënën mbrëma mposhti Proton Cable Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91.

Kjo ishte fitorja e dytë e Dritës në plejofin për inkuadrim, duke vulosur kështu ngjitjen në elitë për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e parë finale, skuadra nga Gjilani kishte triumfuar bindshëm me rezultat 85:71.

Në këtë përballje vendimtare, Ardian Ibishi u dallua me paraqitje të gjithanshme, duke kontribuar me 18 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime. Ndërkohë, Jay Walker ishte realizatori më i mirë me 20 pikë, të shoqëruara me nëntë kërcime dhe tre asistime.

Te skuadra prizrenase, më efikasi ishte Rron Dahsyla me 23 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Qendrim Ajazaj me 21 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

Exit mobile version