UBT News

Drita përforcohet me Eduard Rrocën

Eduard Rroca është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit.

Kampionia në fuqi e Kosovës e ka zyrtarizuar të martën transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas një eksperience të gjatë jashtë vendit.

Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Ankara, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa klube të tjera në Turqi, si dhe në Shqipëri.

Me ardhjen e Rrocës, Drita synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv dhe të forcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi gjilanas po ashtu ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Të hënën, Drita riktheu Ardian Nuhiun në postin e trajnerit, me të cilin synon të vazhdojë objektivat e saj për edicionin e ri.

D.L

Exit mobile version