UBT News

Drita përballë Differdange në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, synon kualifikimin historik

Drita do të luajë si mysafire ndaj Differdange në ndeshjen kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, me synimin për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e një gare evropiane.

Takimi zhvillohet në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” me fillim nga ora 20:00. Ekipi i trajnerit Zekirija Ramadani do të kërkojë të ruajë avantazhin 2-1 nga ndeshja e parë në Prishtinë.

“Intelektualët” synojnë të fitojnë apo të sigurojnë të paktën një barazim, që do t’i çonte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

Nëse arrin kualifikimin, Drita do të bëhet klubi i dytë kosovar që e arrin këtë sukses, pas Ballkanit, i cili ka luajtur dy herë në grupet e këtij kompeticioni.

Exit mobile version