Drita mund të sigurojë sot epitetin e kampionit vjeshtor të elitës së futbollit kosovar për edicionin 2020/21.
Gjilanasit janë nikoqirë të Arbërisë, ku me fitore eventualë shkojnë në katër pikë mbi Ballkanin në renditje.
Kampioni në fuqi i Kosovës kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Arbërisë në Obiliq minimal 0-1.
Drita në këtë sfidë vije pas katër fitoreve radhazi, teksa skuadra nga Dobraja në pesë ndeshjet e fundit kanë tri humbje e dy fitore.
Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet ndërmjet Trepçës ’89 dhe Drenicës, skuadra të cilat pritet të luftojnë për mbijetesë këtë edicion.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes në Gjilan do të jetë Visar Kastrati, ndërsa duelin në Mitrovicë e drejton Genc Nuza.
Me këto ballafaqime do të mbyllet xhiroja e 18, që është e fundit për stinorin vjeshtor.
Të dy takimet fillojnë prej orës 13:00.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Drita – Arbëria
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Safet Berisha, Gzim Mehmeti, Selim Isufi.
13:00 Trepça ’89 – Drenica
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatmir Sekiraqa, Elvis Bicaj, Valbon Hoxha.