Drita ka arritur që të marrë tri pikë të plota nga ballafaqimi me Ballkanin duke e mposhtur kampionin në fuqi me rezultat 2-0 duke i dhënë kështu goditjen fatale skuadrës nga Suhareka sa i përket luftës për titullin e kampionit.
Ndeshja ishte shumë e barabartë në fushë, por situata ndryshoi pas një ore lojë kur futbollisti i Ballkani, Halili, u përjashtua nga loja me karton kuq.
Në minutën e 77’, Drita kaloi në epërsi me golin e Tushas, ndërsa për 2-0 realizoi Kastriot Selmani në minutën e 90’.
Me këtë fitore Drita shkon ën kuotën e 53 pikëve, ndërsa Ballkani mbetet i dyti me 38 pikë.
Llapi nga ana tjetër ka pësuar disfatë nga Ferizaj me rezultat 2-1 duke vazhduar kështu krizën e rezultateve në këtë edicion