UBT News

Drita i uron suksese Jasharit në ndeshjen me Spanjën

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes sot ka konfirmuar ftesën e Muharrem Jasharit nga klubi i futbollit Drita për ndeshjen e radhës në kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Spanjës.

Jashari ftohet në kombëtare pasi për ballafaqimin me Spanjën janë të konfirmuara mungesat e Lirim Kastratit dhe Besar Halimit.

Lajmin pas FFK-së e ka konfirmuar edhe skuadra nga Gjilani, Drita që i ka uruar suksese lojtarit dhe kombëtares në sfidën me Spanjën.

Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 08 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.

Exit mobile version