UBT News

Drita eliminohet pas penalltive në Andorrë

Drita ka mbetur jashtë fazës së ligës së UEFA Conference League, pasi është eliminuar nga Inter Club d’Escaldes pas ekzekutimit të penalltive.

Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, skuadrat nuk arritën të shënonin në 120 minutat e ndeshjes së kthimit në Andorrë. Kështu, fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë.

Në serinë e penalltive, Inter Club d’Escaldes triumfoi 4:2 dhe siguroi kalimin tutje.

Për Dritën, nga pika e bardhë nuk arritën të shënonin Kristal Abazaj dhe Igball Jashari. Portieri Faton Maloku e mbajti gjallë shpresën e skuadrës gjilanase duke pritur një penallti, por kjo nuk mjaftoi për ta ndryshuar fatin e takimit.

Kështu, pas 2:2 në ndeshjen e parë dhe 0:0 pas 120 minutave në Andorrë, Drita i dha fund aventurës evropiane në Conference League pas serisë së penalltive.

D.L

Exit mobile version