Drita u mposht nga Antwerpi, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Me këtë humbje, gjilanasve iu shuhet ëndrra për kualifikim tutje në garat evropiane, pasiqë u eleminua nga belgët.
Ndeshja e parë që u zhvillua në Belgjikë përfundoi e barabartë 0:0, kurse ndeshja e mbrëmshme me rezultat 2:0 në favor të Antwerp, duke bërë që kjo e fundit të kualifikohet tutje. /UBTNews/