Skuadra që u tregua më e suksesshmja këtë edicion në garat evropiane, Drita, nga sot e nis rrugëtimin e saj në Superligën e Kosovës në futboll.
Edhe pse tashmë kampionati vendor është në javën e katërt, skuadra nga Gjilani nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak se ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Ballafaqimin e parë Drita do ta zhvillojë sot kundër Ferizajt me fillim nga ora 16:00. Në tri xhirot e para, Ferizaj ka një humbje një barazim dhe një fitore./UBTnews/