UBT News

​Drita e nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Sonte në mbrëmje, Drita e Gjilanit do të përballet me kampionët e Luksemburgut, FC Differdange, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve 2025/26.

Kampionët e Kosovës, të drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani, vijnë në këtë sfidë pas një sezoni dominues në Superligë dhe disa ndeshjeve miqësore përgatitore. Drita kërkon të vazhdojë formën pozitive në shtëpi, ku ka humbur vetëm tre ndeshje që nga vera e kaluar.

Në anën tjetër, Differdange, fitues i kampionatit dhe Kupës së Luksemburgut, është përgatitur me tri miqësore dhe ka treguar formë të mirë jashtë fushe gjatë vitit 2025. Megjithatë, kujtimet e eliminimit në raundin e parë sezonin e kaluar nga Klaksvik mund të jenë ende të freskëta.

Sfida pritet të jetë e fortë, me Dritën që synon të hedhë hapin e parë drejt një kualifikimi historik në raundin tjetër./KosovaPress/

Exit mobile version