UBT News

Drita e nis me fitore aventurën evropiane

Përmes një postimi në faqen zyrtare, FC Drita ka festuar fitoren e rëndësishme ndaj Tre Fiorit në ndeshjen e parë të sezonit evropian, njëherësh edhe debutimin e trajnerit Visar Sermaxhaj në krye të skuadrës në arenën ndërkombëtare.

Klubi bardhekaltër e cilësoi këtë sukses si një nisje të shkëlqyer të rrugëtimit evropian, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit, i cili tregoi karakter, përkushtim dhe besim deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

“Debutim fitues në Evropë! Ndeshja e parë e Visar Sermaxhajt në krye të skuadrës përfundon me një sukses të madh në skenën ndërkombëtare. Me karakter, përkushtim dhe besim deri në fund, ne mposhtëm Tre Fiorin dhe hodhëm një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë evropian”, thuhet në reagimin e FC Dritës.

Në fund të postimit, klubi uroi trajnerin Visar Sermaxhaj, stafin teknik, futbollistët dhe të gjithë familjen bardhekaltër për këtë fitore të rëndësishme.

D.L

Exit mobile version