UBT News

Drita e mposhti Trepçën ’89

Drita e mposhti Trepçën 89’ me rezultat minimal 1-0, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndonëse u zhvillua një lojë mjaft e mirë nga të dyja anët, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0.

Ndërkaq në pjesën e dytë ishte Betim Haxhimusa i Dritës ai që shënoi golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi, në minutën e ’58.

Lojtarët e KF Trepçës ’89 dhanë angazhim gjatë gjithë ndeshjes, por ishin të pafat para golës.

Minatorët në gjiron e ardhshme presin KF Feronikelin në shtëpi./UBTNews

Exit mobile version