Ndeshja mes skuadrës së Antwerp dhe asaj të Dritës, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues së Ligës së Konferencës, u mbyll me rezultat të barabartë, 0 me 0.
Edhe pse gjatë gjithë ndeshjes gjilanasit ishin skuadra inferiore, të cilët arritën të regjistrojnë vetëm gjashtë tentime për gol, krahas 27 sosh sa kishte Antwerp. Gjithë këto tentime nuk i mjaftuan belgëve, pasi skuadra bardh e kaltër arriti ta mbajë vetën deri në fund të ndeshjes, dhe ta mbajë portën e paprekur në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave.
Ndërkaq, pas këtij suksesi si mysafire, Drita tani do të synojë vetëm kualifikimin tutje, ku mund ta gjejë atë në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, si vendase më datën 28 të këtij muaji. /UBTNews/