Tanimë ish-sulmuesi i Vjosës, Drin Ymeri ka njoftuar sot për largimin nga klubi i Shtimes.
Ymeri largohet nga Vjosa pas një sezoni fantastik, ku edhe ishte golashënuesi më i mirë i Ligës së Parë.
Ndërkaq, skuadra e tij e re tanimë dihet, dhe Drini sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e re e Ymerit është Gjilani, me të cilën sulmuesi ka firmosur një kontratë tre vjeçare.
“Pas një viti e gjysmë bashkëpunim, shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Bashkëlojtarët, kryesinë e klubit, tifozët, trajnerët me të cilët punuam bashkë dhe në veçanti trajnerin Leotrim Krasniqi, i cili besoi vazhdimisht tek unë”, shkroi Drini në “Facebook”./UBTnews/