Çmimi “Ylli i javës” për javën e 27-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Prishtina, Drilon Islami
Islami ishte më i angazhuari në fushë, sidomos në ndërprerjet e kundërshtarit në mesfushë. Pika e arkëtuar e Prishtinës në ndeshjen kundër Ballkanit, sipas komisionit ishte meritë e organizimit të lojës nga Islami.
Pasi mori këtë çmim, futbollisti i FC Prishtina u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i lumtur që jam zgjedhue Ylli i javës. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe stafit nuk do të mund të kisha një sezon kaq të mirë, andaj i falënderoj të gjithë. Ky çmim është një motiv shtesë që të vazhdoj tutje nga ndeshja në ndeshje të arkëtojmë pikët maksimale që ta arrijmë synimin tonë – daljen në Evropë. Nesër na pret një ndeshje e vështirë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, por duke e ditur objektivin e klubit, do ta japim maksimumin për të arritur finalen dhe për ta fituar këtë trofe”, tha Drilon Islami për faqen zyrtare të FFK-së.