Skuadra e Drenicës ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Superligës së Kosovës në futsal për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me paraqitje të shkëlqyera dhe rezultate mbresëlënëse.
Titulli u vulos pas një fitoreje të madhe në kryeqytet, sukses që bëri që trofeu i kampionit të rikthehet në Skenderaj. Ky triumf përfaqëson shpërblimin e një pune të palodhshme dhe të një rrugëtimi të suksesshëm të skuadrës kuqezi gjatë gjithë sezonit.
Merita të veçanta në këtë arritje i takojnë presidentit të klubit, Haxhi Rreci, i cili me përkushtim, vizion dhe investime të vazhdueshme ka ndërtuar një ekip konkurrues dhe fitues. Nën drejtimin e tij, Drenica ka shfaqur organizim të lartë dhe stabilitet, duke u shndërruar në një nga skuadrat më të forta të futsalit kosovar.
Me këtë sukses, “Shqiponjat e Zeza” shkruajnë një kapitull të ri në historinë e klubit, duke dëshmuar forcën, ambicien dhe cilësinë e tyre në parket. Titulli i kampionit konfirmon Drenicën si skuadrën më të mirë të futsalit në Kosovë për sezonin 2025/26 dhe një prej projekteve më të suksesshme sportive të viteve të fundit.
D.L
