Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, kanë arritur të ikin nga Manastiri i Banjskës në këmbë.
Hoxha tha se ata kanë lënë pas 24 automjete, një prej të cilave mjet i blinduar. Brenda këtyre veturave, Hoxha tha se janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.
Në vendin e ngjarjes, Hoxha tha se janë gjetur trupat e tre personave të vrarë, të cilët ishin të pajisur me armë të gjata dhe të veshur me uniforma ushtarake.
“Rreth orës 15:30 Njësiti i Policisë së Kosovës kanë arritur që të pastrojnë zonën në dhe për rreth manastiri duke u siguruar që të gjithë civilet që gjenden brenda manastirit të jenë të sigurt dhe as një prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore. Gjatë operacionit për sigurimin e zonës për rreth dhe brenda manastirit njësiti policor kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar të grupit terrorist të cilët janë të armatosur me armë të gjata me uniformë dhe pajisje të tjera ushtarake. Pas sigurimit të zonës ka filluar edhe ekzaminimi i zonës ku prezent ishin edhe ekipet e EULEX dhe KFOR-it, në këto hapësira dhe për rreth manastirit janë gjetur tre trupa të personave vrarë që janë në proces të verifikimit, personat e vrarë ishin të armatosur. Personat tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin 30 persona kanë arritur që të largohen këmbë duke lënë mbrapa automjete e tyre që rezulton që të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motor. Në brendi të automjeteve gjendje një sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm. Brenda manastirit janë gjendur disa armë dhe raketa hedhës që dyshohet që janë përdoruar ndaj Policisë së Kosovës”, deklaroi ai.
“Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë. Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”, shtoi ai tutje.