Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga përfaqësues të policisë dhe DOJ- ICITAP-it, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi i realizuar në Uashington me drejtorin e DOJ-ICITAP-it amerikan Gregory Ducot, me të cilin u diskutuan tema të rëndësishme në interes të organizatës policore.
Takimi kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave për zhvillimin dhe avancimin profesional të policisë në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.
Policia e Kosovës falënderon DOJ-ICITAP-in amerikan për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite të rëndësishme, thuhet në komunikatë.