Drejtori ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot, ishte ekzekutivi më i paguar në Britani në vitin 2020, duke fituar 15.45 milionë paundë në shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit që është administruar dhjetëra miliona herë tashmë këtë vit.
Shefi i kompanisë farmaceutike, Pascal Soriot, ka kryesuar një kthesë të jashtëzakonshme që nga bashkimi me AstraZeneca-n në vitin 2012.
Francezi, i cili është trajnuar si veteriner, ka ndihmuar në ringjalljen e reputacionit të kompanisë pasi ka kundërshtuar një ofertë 118 miliardë dollarëshe nga rivali Pfizer, për ta mbajtur kompaninë të pavarur.
AstraZeneca, e cila është zotuar të prodhojë 1 miliardë doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, është e vetmja kompani që shet vaksinën e tyre COVID -19 pa fitim.
Drejtori tjetër ekzekutiv më e paguar ishte Brian Cassin i “Experian” i cili fitoi 10.3 milionë paundë.
“Pagesa shumë e lartë e drejtorëve ekzekutivë pasqyron një hendek më të madh midis të pasurve dhe të varfërve në Mbretërinë e Bashkuar sesa në shumicën e vendeve të tjera evropiane”, tha Luke Hildyard, drejtor i Qendrës së Pagesave të Larta.
Në tërësi paga e drejtorëve ekzekutivë, ka rënë vitin e kaluar në krahasim me vitin 2019, duke reflektuar dëmin e shkaktuar nga pandemia.
Mesatarja e bonusit kishte rënë nga 1.1 milion në 828 mijë paundë, ndërsa pagesa mesatare e planit stimulues afatgjatë (LTIP) u ul nga 2.4 milionë në 1.38 milion.