UBT News

Drejtori i AKI-së raporton në Komision për gjendjen në Deçan

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit, raporton Ekonomia Online.

Raportimi i tij është bërë pa praninë e medieve.

Deçani është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1 000 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë pasi dyshohet se janë helmuar.

Exit mobile version