Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen vazhdojnë të kryesojnë në sondazhe për zgjedhjet presidenciale franceze të 2022.
”Emmanuel Macron dhe drejtuesja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen vazhdojnë të jenë dy finalistët potencialë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022”, sipas një sondazhi.
Të paktën një vit nga zgjedhjet, presidenti aktual dhe lideri i lëvizjes ”En Marche!” dhe drejtuesja e ekstremit të djathtë francez ”Rassemblement National” janë në krye, sipas një sondazhi nga IFOP-Fiducial realizuar për “Le Figaro” dhe “LCI”.
Sipas sondazhit, Le Pen do të jetë në krye në turin e parë me 27% të preferencave para Macron me 25%.
Megjithatë, Macron do t’i fitojë zgjedhjet me 54% të votave, kundër 46% për Le Pen në balotazh.