Anglia po përjeton tensione dhe presion përpara ndeshjes së tyre të ardhshme kundër Sllovenisë, ndërsa trajneri Garet Sauthgejt ka bërë disa vendosje të rëndësishme për të përmirësuar performancën e skuadrës.
Një ndër ndryshimet më të rëndësishme do të jetë zëvendësimi i mbrojtësit Trent Aleksandër-Arnold me Konor Gallager, në përpjekje për të sjellë një freski dhe efektivitet më të madh në mesfushë.
Aleksandër-Arnold, i cili ka filluar në dy takimet e mëparshme, pritet të zëvendësohet nga Gallager, një vendim që ka shkaktuar debate dhe analiza në media britanike përpara ndeshjes. Sipas medieve, Sauthgejt dhe stafi i tij kanë pasur një periudhë të gjatë pune me Aleksandër-Arnold dhe Rajs për të optimizuar performancën e tyre, por paraqitjet nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bindur të gjithë.
Përveç kësaj ndryshimi në mesfushë, pritet që shumica e skuadrës së Anglisë të mbetet e pandryshuar, me përjashtim të një ndryshimi të mundshëm për shkak të një dëmtimi të vogël të Kieran Tripie. Me këtë, Sauthgejt synon të sigurojë fitoren kundër Sllovenisë për të rritur shanset për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Anglia momentalisht drejton grupin C me katër pikë dhe do të dëshirojë të ruajë këtë pozicion në ndeshjen e sotme në Këln./UBTNews/