UBT News

Drama e Cristiano Ronaldos, vdes njëri nga binjakët

Cristiano Ronaldo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se njëri prej binjakëve që priste partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ka humbur jetën.

“Me hidhërimin më të thellë, njoftojmë se bebi ynë nuk mbijetoi. Është trishtimi më i madh që një prind mund të provojë. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta përjetuar këtë moment me pak shpresë”, shkruan CR7, duke i kërkuar fansave që të respektojnë privatësinë e tij.

Më tej, futbollisti portugez falenderon stafin mjekësor për ndihmën që dhanë, duke e mbyllur postimin me këto fjalë: “Djali ynë i vogël, ti je engjëlli ynë, ne do të të duam përjetë”.

Exit mobile version