Të dashurat e ardhshme të Drake nuk do të shfaqen në muzikën e tij, kjo sipas reperit fitues të Grammy!
Teksa bisedonte me Lil Yachty në “Moody Conversations”, reperi pranoi se ka dy pendime kur bëhet fjalë për karrierën e tij prej disa dekadash: duke treguar emrat e ish të dashurave në këngët e tij dhe duke kritikuar reperët më të vjetër.
“Unë e urrej ta dëgjoj atë gjë” tha ai duke iu referuar këngës së tij “Weston Road Flows” ku ai flet për daljen në pension në moshën 35-vjeçare.
“Mendoj se, edhe ndonjëherë kur kam thënë emra vajzash në këngë, ndoshta këto janë dy gjërat që i shikoj prapa dhe them, ‘Ndoshta mund të kisha bërë pa folur keq për njerëzit për shkak të moshës ose duke prishur jetën e dikujt’”, tha muzikanti, 36 vjeç.
Ndërsa ai sqaroi se “tekstet nuk janë kurrë me qëllim të keq”, një nga ish të dashurat e tij u përball me të për këtë një herë.
“Kisha dikë që të më thoshte një herë, ‘E di, nuk është domosdoshmërisht ajo që po thua për mua, është fakti që e ke thënë’, tha ai.
Ai vazhdoi duke treguar bisedën me vajzën në fjalë, e cila sipas tij i kishte thënë, “Ti nuk e di kush është i dashuri im këtë kohë, ose nuk e di se çfarë di apo nuk di familja ime. Dhe nëse shpreh ndonjë formë pakënaqësie për mua dhe më kritikon me emër në një këngë, atëherë papritmas më mbetet të marr pjesët e jetës sime që jam përpjekur t’i ndërtoj për veten time”.
Pavarësisht se thotë se ka bërë “më të mirën për të mos e bërë këtë”, ndonjëherë ai thjesht zhytet në ndjenjat e tij.
Gjatë shtatë albumeve të Drake, reperi ka përmendr disa nga yjet më të njohur të Hollivudit si Rihanna dhe SZA.
Në këngën e tij të vitit 2021 “Mr. Right Now”, reperi pohoi se ishte lidhur shkurtimisht me SZA. Në të njëjtin vit, ai përmendi marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez në “Diplomatic Immunity”./UBTNews/