UBT News

Drake rezulton pozitiv për COVID, anulon paraqitjen me Nicki Minaj dhe Lil Wayne

Krijuesi i hitit “God’s Plan” do të ndante skenën me Nicki Minaj dhe Lil Wayne të hënën mbrëma në ditën e tretë të koncertit së tij në qytetin e tij të lindjes, Toronto, Kanada.

Drake ua dha lajmin e keq fansave në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se ai ishte “me të vërtetë i shkatërruar” pasi doli pozitiv për virusin.

Reperi 35-vjeçar premtoi se do ta riplanifikonte shfaqjen në “datën më të shpejtë të mundshme”.

“Deri atëherë, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm dhe ju dua të gjithëve”.

“Ju dua të gjithëve dhe më vjen shumë keq që ju zhgënjeva në fundjavën tonë së bashku dhe në momentin që do të rezultoj negativ, do t’ju ​​jap gjithçka që kam marrë në skenë (përveç Covid-it)” përfundoi ai.

Reperi befasoi turmën me paraqitjen e koleges, këngëtares së njohur kanadeze, Nelly Furtado. Ajo nuk ka performuar që pesë vite.

Chris Brown dhe Lil Baby performuan gjithashtu të premten. Ndërsa Drake, Nicki Minaj dhe Lil Wayne më pas do të performonin të hënën në mbrëmje./UBTNews/

Exit mobile version