Reperi kanadez Drake, sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe disa media online, ka publikuar një projekt të pazakontë duke nxjerrë njëkohësisht tre albume me tituj “Iceman”, “Habibti” dhe “Maid of Honour”.
Në këto projekte thuhet se marrin pjesë një sërë emrash të njohur të skenës botërore si Future, Sexyy Red dhe 21 Savage, ndërsa produksioni përfshin emra si Boi-1da, DJ Frisco954 dhe të tjerë.
Në mesin e bashkëpunimeve bie në sy edhe një artiste shqiptare, Qendresa. Sipas raportimeve, ajo bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”, e renditur si e treta në albumin “Habibi”, i cili përmban gjithsej 11 këngë.
Qendresa, e rritur në Londër me origjinë shqiptare, thuhet se ka mbi 900 mijë dëgjues mujor në Spotify, ndërsa kënga e saj më e dëgjuar është “2 much”, me mbi 15 milionë dëgjime.
