Reperi i shumënjohur, Drake, thuhet se është ndarë me Johanna Leia dhe ai tashmë po kalon kohë me dikë tjetër, transmeton UBT News.
Reperi jeton një jetë shumë private, edhe pse është një nga personazhet e famshëm më të njohur në botë. Pavarësisht profilit të tij të njohur, shpesh është e vështirë për mediat të përcaktojnë ndonjë gjë konkrete në lidhje me jetën personale të reperit kanadez, me kë po takohet apo ndonjë gjë tjetër.
Së fundmi, ai ka qenë i lidhur me modelen Johanna Leia, që është njëherëshit nëna e basketbollistit Amari Bailey.
Ata u panë në një takim në stadiumin Dodger këtë verë, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar. Sipas spekulimeve të fundit, ata thuhet se janë ndarë dhe Drake tashmë është duke u takuar me një vajzë tjetër.
Sipas të dhënave nga Radar Online, Drake po takohet me një vajzë nga Miami, e lindur në Kanada. Partnerja e re e Drake është raportuar se nuk është figurë publike.
Emri i të dashurës së re të Drake është i panjohur për momentin./UBTNews/