Vogue e merr seriozisht modën!
Botuesi i revistës ikonë të modës, Condé Nast, ka ngritur një padi prej 4 milionë dollarësh kundër Drake dhe reperit 21 Savage – pasi dyshja krijoi botime false të Vogue me veten në kopertinë për të promovuar albumin e tyre të ri “Her Loss”.
Kopjet me pamje të ligjshme të revistës u bënë virale në mediat sociale, postera të rremë u vendosën në Nju Jork dhe ato u shpërndanë në rrugë në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles.
Madje Drake shkroi në Twitter së bashku me imazhin e kopertinës “Unë dhe vëllai im nesër në stendat e gazetave!! Faleminderit @voguemagazine dhe Anna Wintour për dashurinë dhe mbështetjen në këtë moment historik”.
Sipas padisë – e paraqitur këtë javë në Distriktin Jugor të Nju Jorkut – Condé Nast kërkoi që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin“përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue duke hequr postimin në Instagram, duke ndërprerë çdo shpërndarje të kësaj ‘reviste’ dhe duke lëshuar një deklaratë publike që sqaronte se kjo nuk ishte një kopertinë e vërtetë e Vogue”.
Dokumentet e gjykatës vazhdojnë të pretendojnë se: “Anna Wintour nuk autorizoi përdorimin e imazhit të saj për të promovuar albumin e të pandehurve”.
Dokumenti gjithashtu argumenton se revistat e falsifikuara të Vogue po “shfrytëzojnë” markën tregtare të revistës dhe kanë shkaktuar “konfuzion të gjerë publik”.
Sipas padisë, Condé Nast po kërkon dëmshpërblim prej 4 milionë dollarësh.
Por një burim tha për Page Six se “Drake nuk është i shqetësuar”./UBTNews/