UBT News

Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër Omicron

Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19 mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron, thotw një studim i kryer në Izrael.

Gjetjet e studimit u prezantuan të martën nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

“Doza e katërt e vaksinës është e sigurt”, tha Bennet duke shtuar se janë të vërteta lajmet se më këtë dozë të vaksinës rriten antitrupat dhe rritet mbrojtja kundër infektimit dhe shtrirja në spital mund të evitohet, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Izraeli u bë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër coronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

Rreth 20,000 izraelitë tashmë kanë marrë dozën e katërt, derisa rreth 100,000 kishin kanë bërë terminët për t’u vaksinuar në javët e ardhshme, tha kryeministri Bennett.

Izraeli është përfshirë nga vala e katërt e infeksioneve me coronavirus dhe ditët e fundit rastet e reja me COVID-19 janë rritur.

Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar vendet që po japin dozat e treta, duke thënë se shumë njerëz në mbarë botën duhet të vaksinohen me dozat e para përpara se të tjerët të marrin përforcues.

Exit mobile version