UBT News

Douglas Luiz kalon zyrtarisht te Nottingham Forest, detajet e transferimit

Juventusi ka njoftuar zyrtarisht shitjen e mesfushorit Douglas Luiz te skuadra e Ligës Premier, Nottingham Forest, në një marrëveshje të përhershme, për një shumë totale prej 31.5 milionë eurosh.

Bianconerët kanë dhënë një shpjegim të plotë të detajeve financiare të përfshira në transferimin e brazilianit te klubi anglez.

Douglas Luiz do të kalojë në një marrëveshje huazimi për një sezon me një kosto prej 3 milionë eurosh, me një detyrim blerje të vendosur në 25 milionë euro, i cili paguhet në katër këste, plus bonuse deri në 3.5 milionë euro, të cilat nëse arrihen, do ta çojnë koston e plotë të marrëveshjes deri në 31.5 milionë euro.

Zonja e Vjetër ka vendosur të ulë humbjet e saj nga braziliani, i cili u bashkua me klubin italian për një tarifë prej 50 milionë eurosh nga Aston Villa verën e kaluar. Douglas pati vështirësi të linte përshtypje gjatë kohës së tij në Serie A dhe luajti vetëm tri herë si titullar në ligë sezonin e kaluar.

Te Nottingham Forest janë të lumtur me transferimin e tij dhe presin të shkëlqej sikurse gjatë kohës së tij te Aston Villa.

Exit mobile version