UBT News

Dortmundi vë në shënjestër Armando Brojën

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund, ka hedhur sytë për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar, Armando Broja. Sipas raportimeve të fundit të mediave, bisedimet mes Çelsit dhe Dortmundit për transferimin e sulmuesit shqiptar janë në fazë të avancuar.

Çelsi dëshiron të nxjerrë 50 milionë paundë nga shitja e Brojës, por kjo shifër nuk është pranuar nga klubi gjerman. Dortmundi është i gatshëm të paguajë 25 milionë paundë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar, i cili ka treguar interes për të bashkëpunuar me skuadrën gjermane.

Borusia e Dortmundit njihet për aftësinë e tyre në zhvillimin e talentit futbollistik. Me emra si Bellingham dhe Haaland që kanë shkëlqyer në radhët e tyre, klubi gjerman ka një histori të gjatë të rritjes së lojtarëve të rinj. Kjo bën të kuptohet se mundësia për të shikuar Brojën në radhët e tyre do të shtojë edhe më shumë vlerën e skuadrës.

Ndërkohë, Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion për sezonin e ardhshëm, duke e bërë një destinacion tërheqës për lojtarët me potencial./UBTNews/

Exit mobile version