UBT News

Dortmundi merr Rashfordin

Marcus Rashford ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke zgjedhur të transferohet në Bundesliga, ku do të vazhdojë karrierën e tij te Borussia Dortmund. Sipas “Fichajes.net,” klubi gjerman është destinacioni i ri i sulmuesit të Manchester United, pas një periudhe të gjatë spekulimesh mbi merkaton e janarit.

Negociatat mes Dortmundit dhe Manchester United janë në fazën përfundimtare, dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, Rashford mund të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u nënshtruar ekzaminimit mjekësor të enjten që vjen. Dortmund, i njohur për filozofinë e tij rinore dhe dinamike, e sheh Rashfordin si një forcë kyçe për të përforcuar sulmin dhe për të bërë ndryshimin në garën për titujt.

Transferimi pritet të jetë një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në përfundim të tij. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda javës, dhe do të publikohet më shumë detaje rreth kushteve të transferimit./UBTNews/

Exit mobile version