UBT News

Dortmundi e pranon që City është favorit për Haaland

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit Hans-Joachim Watzke e ka pranuar gjatë një interviste se çdo ofertë e Manchester Cityt për Erling Haaland do të ishte e pakrahasueshme me ofertat e klubeve të tjera.

Ndërkaq, Watzke ka premtuar drejt tifozëve që klubi do ta gjej talentin e radhës, nëse Haaland vendos që të largohet nga “Signal Iduna Park”.

Manchester City është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e Haaland, ku raportohet se i është ofruar një kontratë e cila do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier Ligën angleze.

Watzke i ka demantuar këto spekulime, por e ka pranuar që Dortmundi nuk e ka fuqinë që të garojë financiarisht me Cityn për ta mbajtur Haaland në skuadër.

“Kam hequr dorë nga gjykimi i spekulimeve nga mediat. Në të kundërtën, dita ime do të kishte 36 orë. Momentalisht nuk kemi njohuri për asgjë konkrete nga ana e lojtarit, dhe askush nuk ka folur me ne. Sidoqoftë, ne nuk mund të shtyhemi financiarisht nëse City bën ofertë për Haaland”, tha Watzke.

Haaland ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2024, por Watzke është i vetëdijshëm që ylli norvegjez mund të ndërrojë skuadër këtë verë.

Barcelona, Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Manchester United janë po ashtu skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim serioz në Haaland, i cili spekulohet se nga kjo verë ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.

Exit mobile version