Manchester City do të ketë synim që të sigurojë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku udhëtojnë drejt stadiumit “Signal Iduna Park” për të zhvilluar ndeshje kundër Borussia Dortmundit, në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës çerekfinale.
Dortmundi ishte shumë afër që të sigurojë një barazim 1:1 në ndeshjen e parë në “Etihad”, por goli i Phil Foden në minutat e fundit të ndeshjes, ia siguroi Manchester Cityt një fitore me rezultat të ngushtë 2:1.
Borussia Dortmund rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja në Bundesligë kundër Stuttgart me rezultat 3:2, kurse Manchester City hyn në këtë ndeshje nga humbja në Premier Ligë kundër Leeds United, me rezultat përfundimtar 2:1.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Dortmundi ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, kurse Manchester City ka regjistruar pesë fitore dhe vetëm një humbje.
Trajneri Pep Guardiola nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku vetëm sulmuesi Sergio Aguero dhe mbrojtësi Aymeric Laporte janë në dyshim për tu paraqitur në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, trajneri i përkohshëm i Dortmundit Edin Terzic, në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Moukoko, Sancho, Schmelzer, Witsel dhe Zagadou.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Borussia Dortmund (4-3-3): Hitz; Meunier, Akanji, Hummels, Guerreiro; Can, Bellingham, Dahoud; Knauff, Haaland, Reus
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Silva, Foden
21:00 Borussia Dortmund – Manchester City (Stadiumi Signal Iduna Park)