Federata e Futbollit të Spanjës më në fund i është drejtuar me emër Përfaqësueses së Kosovës.
Në njoftimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Spanjës për ndeshjen eliminatore që e luan sonte me Kosovën, është përmendur emri i Kosovës e jo si herët e kaluara kur shkruante se Spanja luan me “territorin e Kosovës”.
Edhe në konferencë për media mbrëmë seleksionuesi i Spanjës vetëm në një rast përmendi emrin e Kosovës, në shumicën e rasteve i drejtohej skuadra apo ekipi.
Kosova luan sonte me fillim në ora 20:45 me Spanjën në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 në Katar.