Filmi i ri ‘Don’t Worry Darling’ nga Olivia Wilde u vendos në qendër të skenës në Festivalin e Filmit në Venecia.
Gjatë një konference për shtyp për thrillerin e ardhshëm, Wilde, e cila drejton filmin dhe poashtu shfaqet në një rol dytësor, u pyet për yllin e projektit, Florence Pugh. Pugh mungoi në konferencën për shtyp për shkak të angazhimeve në xhirimet që kishte në “Dune: Second Part”, por do të marrë pjesë në shfaqjen premierë të ‘Don’t Worry Darling’ në festival të hënën mbrëma.
“Unë si regjisore e di se sa shqetësuese është të humbasësh një aktor qoftë edhe për një ditë, kështu që i jam shumë mirënjohëse asaj, shumë mirënjohëse Denis Villeneuve (regjisori i ‘Dune: Part Two’) që na ndihmoi, dhe ne jemi me të vërtetë e emocionuar që do të arrijmë të festojmë punën e saj sonte”, tha ajo.
“Nuk mund të them sa e nderuar jam që e kam atë si kryesuesen tonë. Ajo është e mrekullueshme në film”, shtoi ajo.
Ajo u pyet për raportet që ajo dhe Pugh kanë përjetuar një konflikt, duke thënë se janë vetëm thashetheme të internetit.
“Sa për të gjitha thashethemet e pafundme të tabloideve dhe gjithë zhurmën, dua të them, interneti ushqehet vetë”, tha Wilde. “Unë nuk e ndjej nevojën për të kontribuar. Mendoj se është mjaftueshëm i ushqyer”./lapsi.al/