UBT News

“Donnarumma te PSG sepse Raiola donte të hakmerrej ndaj Milanit”

Giggio Donnarumma nuk priste që aventura e tij e re te PSG të niste me vetëm 2 nga 10 ndeshjet e para sezonale si titullar.

Fakti që ish-portieri i Milanit nuk po mposht dot konkurrencën e Keylor Navas është lajm pothuajse çdo ditë në mediat sportive italiane. Sot, gazetari Franco Ordine tha për “Corriere dello Sport” se “është një pamje e trishtueshme ajo e Donnarummës në stolin e pasur të PSG, duke qëndruar pranë Icardit”.

Sipas gazetarit, zgjedhja për të mos rinovuar me Milanin nuk ishte “aspak teknike”, por një “kapriço e agjentit të tij (Mino Raiola), i cili donte të hakmerrej ndaj klubit kuqezi për faktin se nuk kishte marrë komisione në vitin 2017”, kur Donnarumma rinovoi me Milanin.

Gjithashtu, Ordine shtoi se zgjedhja për të shkuar te PSG ishte e nxituar për faktin se Juventusi u tërhoq nga afrimi i portierit të kombëtares italiane kur u kthye në stol Massimiliano Allegri.

“Donnarumma është i trishtuar në një qytet ku nuk di gjuhën dhe nuk ka miq jashtë fushe”, mbyll Ordine.

Exit mobile version