Donnarumma i kishte lënë kuqezinjtë në një transferim të lirë për t’iu bashkuar PSG-së në verën e vitit 2021, veprim që solli zemërimin e tifozëve të Milanit dhe drejtuesve të klubit të cilit i kishin besuar atij që nga debutimi në moshën 16 vjeçare.
Që kur u transferua në Paris, Donnarumma është rikthyer në “San Siro” një herë më parë, me kombëtaren e Italisë për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës në tetor 2021.
Megjithatë, përballja e së martës së kaluar me PSG-në ishte hera e parë që Donnarumma u përball me tifozët kuq e zi.
Ai u prit në mënyrë armiqësore, me fishkëllima dhe brohoritje të vazhdueshme gjatë gjithë lojës. Ai gjithashtu u gjuajt me para false përpara fillimit të ndeshjes, pasi u quajt ‘Dollarumma’ që nga transferimi i tij në PSG.
Duke folur në një ceremoni të Hall of Fame në Coverciano të hënën, Donnarumma tha: “Nuk ishte e lehtë në tetor 2021 dhe nuk ishte e lehtë as tani. Ju përpiqeni të mos shpërqendroheni në fushë dhe të jepni gjithçka për të ndihmuar ekipin tuaj. Pas ndeshjes prireni ta ndjeni më shumë dhe t’i lini emocionet tuaja, por në fushë përpiqeni të mos e lini të ndikojë tek ju. Jam rritur shumë në këtë drejtim”, ka thënë Donnarumma.