UBT News

Donnaruma flet për të ardhmen e tij te PSG

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma e ka pranuar që këtë sezon ka dështuar të japë më të mirën nga vetja për klubin, pasi që vazhdimisht ka ndarë detyrat e tij me portierin Keylor Navas.

Donnarumma ishte një nga pesë transferimet e PSG-së sezonin e kaluar, së bashku me Lionel Messin, Georginio Ëijnaldum, Sergio Ramos dhe Achraf Hakimi, por nuk u bë portieri numër një i klubit menjëherë.

Paraqitja e tij e parë për klubin nuk erdhi deri në shtator, pavarësisht se u transferua nga Milani në korrik, dhe se e arriti kulmin e karrierës me triumfin në Euro 2020 me Italinë, ku ai përfundoi duke luajtur vetëm 16 herë këtë sezon, pasi që Pochettino e kishte të vështirë të zgjidhte mes dy portierëve kryesorë.

Donnarumma u lidh me një largim këtë verë pas mungesës së minutave, por ai ka këmbëngulur se ndërsa sezoni i tij i parë nuk ka qenë i lehtë, ai dëshiron të qëndrojë në klub për sezonin 2022/23.

“Dua të qëndroj te PSG. Nuk ka qenë një sezon i lehtë, unë e di që mund të bëjë më shumë, luajta vetëm gjysmën e ndeshjeve dhe nuk mund ta jepja më të mirën nga vetja, por jam i bindur që mund të dhurojë më shumë për këtë skuadër dhe këtë klub”, tha Donnarumma.

Navas këtë sezon e përfundoi me më shumë paraqitje se Donnarumma, gjithsej 20 sosh, kurse portieri italian ka treguar tani se nuk dëshiron që të ndaj përgjegjësitë me Navasin nga sezoni i ardhshëm.

“Jo nuk mendoj që do të jetë ashtu. Klubi do të bëjë zgjidhjet. Kam relacion të mirë me Navasin, jemi dy djem të mirë, e kuptojmë situatën, por ishte e vështirë edhe për të”, tha Donnarumma.

PSG veçse e ka fituar titullin të Ligës 1 këtë sezon, ku është aktualisht 12 pikë më shumë se sfiduesi më i afërt Marseille, por që suksesi në Ligën e Kampionëve vazhdon të mungojë.

Exit mobile version