UBT News

Donjeta Sadiku synon medalje në Kupën Botërore të Boksit në Brazil

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në kuadër të World Boxing Cup, që po mbahet nga 20 deri më 27 prill në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elżbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, është shprehur optimiste për paraqitjen e sportistes kosovare, duke besuar në një fitore dhe sigurim të medaljes, megjithëse objektivi kryesor mbetet medalja e artë.

Kjo garë ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028 Summer Olympics.

Exit mobile version