UBT News

Donjeta Sadiku përballet me britaniken Caroline Dubois në Olimpiadë

Donjeta Sadiku e ka mësuar emrin e kundërshtares së parë që do ta ketë në Lojërat Olimpike. Në bazë të shortit të hedhur sot, është vendosur që boksieria kosovare në xhiron e parë përballë ta ketë boksieren nga Britani e Madhe, Caroline Dubois.

20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Britanikia normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.

Nga ana tjetër, trajneri i Donjetës, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë ta kalojë pengesën e parë.

Exit mobile version