UBT News

Donjeta Sadiku ngjitet në ring në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”

Kampionia e Lojërave Mesdhetare, Donjeta Sadiku, do të ngjitet në ring në Kampionatin Evropian të Boksit “Sofia 2026”, që po zhvillohet në Bullgari.

Boksierja kosovare do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa në duelin e radhës do të përballet me rusen Alina Pushkar.

Përballja mes Sadikut dhe Pushkar është planifikuar të zhvillohet nga ora 13:30, në ringun “A”.

Sadiku vjen në këtë garë pas një periudhe të suksesshme në arenën ndërkombëtare. Ajo u shpall kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë për Kosovën.

Tani, boksierja kosovare synon të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në Kampionatin Evropian, në një tjetër sfidë të rëndësishme në karrierën e saj.

D.L

Exit mobile version