Në kuadër të “World Boxing Cup”, që po mbahet në Foz do Iguaçu nga 20 deri më 27 prill 2026, nesër në ring do të ngjitet boksierja e njohur kosovare Donjeta Sadiku, medaliste botërore dhe evropiane.
Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, do të përballet me boksieren nga Polonia, Aneta Elżbieta Rygielska, në një duel vendimtar për sigurimin e medaljes në këtë kompeticion prestigjioz. Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, është shprehur optimiste për paraqitjen e sportistes kosovare, duke besuar se Sadiku do të arrijë fitore dhe do të sigurojë medaljen. Megjithatë, synimi kryesor i ekipit mbetet medalja e artë.
Kjo Kupë Botërore ka rëndësi të veçantë në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike Los Angeles 2028, pasi pikët e grumbulluara ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen ndërkombëtare dhe rrugën drejt kualifikimit olimpik.
