Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku u kualifikua në finalen e turneut ndërkombëtar “Balkan”, që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.
Sot ajo në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, u përball në gjysmëfinale të këtij turneu me boksieren nga Zvicra, Ana Milisic, të cilën e mposhti me “nokaut” në raundin e tretë.
Në finale do të përballet me boksieren nga Anglia, Whitwell Shona. /UBTNews.