UBT News

Donjeta Sadiku merr ftesë për pjesëmarrje në “Tokio 2020”

Boksierja Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar të martën ftesën për Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Donjeta ditë më parë garoi në turneun kualifikues olimpik evropian, të mbajtur në Paris të Francës, por që u ndalë në raundin e dytë.

Sadiku ka quar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Pesë xhudistët: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe mundësi Egzon Shala, kanë fituar normën olimpike, ndërsa dy notarë dhe një atlet përfaqësohen me ftesë për shkak të universalitetit, emrat e të cilëve pritet të konfirmohen në ditët në vijim.

Krahas Sadikut, ftesë nga Komisioni Tre-Palësh ditë më parë mori edhe shenjëtari, Drilon Ibrahimi, teksa Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.

Exit mobile version