UBT News

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në “Brussels Capital”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brussels Capital”, të mbajtur në Belgjikë, duke vazhduar paraqitjet e saj të suksesshme në skenën ndërkombëtare.

Sadiku shënoi tri fitore gjatë turneut, ndërsa në finalen e kategorisë -60 kilogramë triumfoi ndaj boksieres italiane, Nicole Rebecca.

Ky ishte turneu i parë i organizuar nën ombrellën e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua edhe Federata e Boksit e Kosovës. Paraqitje të mira patën edhe boksierët e tjerë nga Kosova, ndërsa drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.

Exit mobile version