Donjeta Sadiku tashmë i ka siguruar medalje Kosovës nga Kampionati Botëror i Boksit që po mbahet në Turqi.
Boksierja kosovare fitoi tri luftëra për të arritur në gjysmëfinale dhe tashmë do të kërkojë që ta arrijë në finale të këtij kampionati.
Sadiku sfidën e radhës do të zhvillojë më 18 maj dhe do të ballafaqohet me boksieren amerikane, Ellis Rashida Shakilya.