UBT News

Doncic vazhdon shkëlqimin, Lakers triumfojnë ndaj Denver Nuggets

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku vëmendja ka qenë në Kaliforni. Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Denver Nuggets me 12 pikë diferencë 120:108.

Luka Doncic luajti ndeshjen e tij të 200-të me 30 ose më shumë pikë në NBA mbrëmë kundër Denverit.

Lakers fituan ndaj Denverit 120:108, ndërsa Doncic e mbylli ndeshjen me 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.

Austin Reaves gjithashtu pati paraqitje shumë të mirë duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Në shtatë sezonet e mëparshme e gjysmë në një fanellë të Dallasit, ai shënoi 30 ose më shumë pikë 192 herë, dhe kjo ishte ndeshja e tij e tetë e tillë nga 16 përpjekjet me një fanellë të Lakers.

 

Exit mobile version